KreuCelebrity

Tani s’kemi më dyshime, princ William sapo na tregoi nëse Kate do lindë binjakë apo jo

Kate dhe William do të bëhen prindër për herë të tretë.

Që pas publikimit të lajmit se dukesha është shtatzënë, është aluduar për gjininë e bebes, nëse do të jetë vajzë apo djaLë. Nëse ky detaj nuk është zbuluar ende, për diçka është e sigurt që Kate nuk është në pritje të binjakëve. Këtë e konfirmoi vetë princ William, pasi kishte zëra se familja mbretërore do shtohej në numër me binjakë.

“Dy janë shumë mirë, nuk e di si do ja bëj me tre. Do të jem gjithmonë i lodhur”,-është shprehur me shaka princi William.

Princi mund ta ketë thënë me shaka, por gjithsesi nuk na bindi shumë si deklaratë. Të gjithë e dimë që për rritjen dhe edukimin e princave dhe princeshave, konkretisht princ George dhe princeshë Charlotte nuk merren drejtpërdrejtë William dhe Kate, por një staf i tërë…kështu që William nuk besojmë se për ty do ishte një problem i madh.

Gjithsesi lajmi këtu është që Kate nuk do sjellë në jetë binjakë, sa i përket gjinisë së bebit, do ta mësojmë në prill.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF