KreuFashion

Të gjithë ne vajzat do e donim këtë dimër pulovrën e kuqe të JLO, vetëm se kushton pak

Dimri për të gjithë në vajzat është periudha më e vështirë për t’u dukur e bukur.

Era na than shumë lëkurën e fytyrës dhe as një make up nuk na përshtatet mirë, shiu nuk na lejon flokët që të kenë një formë të rregullt dhe të flasim për veshjet. Nga të ftohtit detyrohemi të vishemi trashë, bluzë njëra mbi tjetrën që na e bën pothuajse të pamundur të dukurit e bukur.

Mirëpo JLO sapo na dha një ide. Me një pulovër të kqe të trashë, të gjatë deri tek gjuri dhe me çizme të gjata bezhë, me flokët e kapura topuz të çrregullt, Jennifer Lopez na tregoi se si mund të dukemi në formë dhe seksi edhe në dimër.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF