“Vienna salutes Tirana“, koncerti që mbledh artistët shqiptarë e austriakë në një skenë të vetme! 0 484

Koncerti „Vienna salutes Tirana“, i cili do të mbahet më datë 15 shkurt 2018  në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, do të çelë zyrtarisht Vitin Kulturor Austri-Shqipëri 2018 në Tiranë.

Me pjesëmarrjen e artistëve dhe muzikantëve të njohur shqiptarë dhe austriakë, si soprano Inva Mula, pianisti dhe kompozitori Genc Tukiçi, mexosoprano Vikena Kamenica,  balerinët solistë të Teatrit të Operas, Enada dhe Gert Vaso, si dhe mjeshtri koncertal Benjamin Ziervogel  me kuartetin e tij të mrekullueshëm ACIES, bas baritoni i Operës Shtetërore të Vjenës Thomas Tatzl, baritoni Günter Haumer  dhe me pjesëmarrjen ekskluzive të një prej tenorëve më të duartrokitur të shekullit 21, Ramon Vargas, ky koncert do të shërbejë si një dialog i shkëlqyer ndërkulturor.

Me këtë rast publikut do t’i prezantohet një program i larmishëm me kryevepra nga Mozart, J. Strauss, R. Strauss,Lehar, Brahms  si dhe „Evergreens“ nga Shqipëria. Koncerti do të vijë në Tiranë me mbështetjen e  Ambasadës Austriake në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe shoqatën”Glanz-Ing Tendler Performances”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *