KreuBusull

Akuza ndaj Kumbaros, refuzoi përballjen në Top Show me kreun e sindikatës së artistëve!

Një nga temat kryesore të ditëve të fundit ka qenë edhe kundërshtia e artistëve ndaj Projektligjit për Artin dhe Kulutrën, ku preket zhvendosja e Teatrit në një godinë të re, si dhe ndryshime në ligjin mbi kinematografinë. Emra të njohur të rrethit artistik ka ngritur zërin për të deklaruar qendrimin kundër ndaj këtij vendimi, ashtu sikurse i janë drejtuar me akuza të ashpra ministres Mirela Kumbaro.

Në një deklaratë të fundit në mediat sociale, SASE (Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit) ka bërë të ditur se Kumbaro është ftuar në një përballje ‘sy për sy’ me përfaqësuesin e sindikatës, në emisionin Top Show. Sipas tyre, ministrja e ka pranuar ftesën e Dudushit vetëm me një kusht: përfaqësuesi i SASE të zëvendësohej me një tjetër. Kjo nuk është pranuar nga SASE, të cilët e kanë akuzuar Kumbaron se nuk dëshiron përballje, por manipulim të opinionit publik.

Gjithçka është e sqaruar edhe më detajisht në statusin e mëposhtëm:

“Deklaratë për mediat

Sot, 10 shkurt 2018, moderatori i emisionit Top Show, z. Alban Dudushi, ftoi SASE-n t’i bashkohet debatit që do të zhvillohet të martën e ardhshme, në lidhje me zhvendosjen e Teatrit Kombëtar dhe Projekt-ligjin për Artin dhe Kulturën, me pjesëmarrjen e Ministres së Kulturës.
SASE konfirmoi pjesëmarrjen në debat, me një përfaqësues, nga katër gjithsej që do të kishte paneli i artistëve dhe nuk vuri asnjë kusht për temat, pyetjet apo përbërjen e paneleve.
Por më pas, z. Dudushi na njoftoi se Kabineti i Ministres nuk e pranonte përfaqësuesin e SASE-s dhe kërkonte që ai të zëvendësohej me një tjetër. Meqenëse ky ishte kusht i panegociueshëm i Ministrisë së Kulturës, të cilin z. Dudushi e kishte pranuar, SASE vendosi ta bojkotojë debatin. Askush nuk do të flasë në emër të kësaj sindikate të martën e ardhshme.
Lidhur me këtë incident, SASE deklaron:
– Znj. Ministre e Kulturës nuk dëshiron debatin me artistët, por manipulimin e opinionit publik me debate false.
– Znj. Ministre e Kulturës duhet të kuptojë se ka perënduar koha kur vendoste Partia e Punës se kush duhej të fliste e çfarë të thoshte “në emër të masave”.
– SASE nuk është departament i Ministrisë së Kulturës dhe nuk është krijuar për të qenë “rrip transmisioni i Partisë”, por avokat i artistëve në çdo konflikt që ata kanë me shtetin.
– SASE i qëndron kërkesës së saj, të nënshkruar nga mbi 80 artistë dhe të mbështetur nga mijëra qytetarë, që po nënshkruajnë peticionin në Internet, për debat të hapur, në sallën e Teatrit Kombëtar, javën e ardhshme. Ne mirëpresim znj. Ministre në debat dhe e sigurojmë se nuk do të vemë asnjë kusht për panelin apo stafin që do ta shoqërojë atë.
Së fundi, pavarësisht mospjesëmarrjes sonë, shpresojmë dhe urojmë që debati në Top Show të bëhet dhe që pjesëmarrësit artistë të mbrojnë të denjësisht kërkesat e drejta të artistëve.

Kryesia e Përkohshme e SASE”

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF