Besa në mbrojtje të Luanës/ Shkak, një lajm kundër moderatores! 0 1310

Ndoshta nuk e shohim shpesh që personazhet e njohur t’i dalin në mbrojtje njëri-tjetrit, por ky nuk ka qenë rasti i Besa Kokëdhimës ndaj Luana Vjollcës. Këngëtarja ka lexuar një artikull në një nga portalet shqiptare, ku Luana kritikohej për mbajtjen e syzeve, në një mjedis të mbuluar nga bora. Motrat Vjollca janë duke shijuar disa ditë pushimi në klimë malore, ndërsa duket se ky detaj ka tërhequr vëmendjen e disa mediave.

Ndërkohë, Besa e ka publikusr lajmin në Instastory, ku dhe ka shkruar disa fjalë lidhur me atë çka ka lexuar. “Besoj se e dini që syzet janë të nevojshme në borë. Keni dëgjuar ndonjëherë për reflektimin e diellit që dëmton sytë? Pa qëllim të bëhem seleksionuese, pir duhet t’i lini këto”, ka shkruar Kokëdhima, duke i dalë kështu në mbrojtje Luanës.

Kujtojmë se Besa do të jetë një prej të ftuarave në ‘Shiko Kush Luan’ mbrëmjen e sotme, ndërsa janë premtuar shumë surpriza.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *