Jonida Shehu flet për gjyqin me Top Channel, çfarë ka ndodhur mes dy palëve?

Largimi i bujshëm i Jonida Shehut nga ‘Pasdite në Top Channel’ bëri shumë bujë, kryesisht prej  ndërprerjes së marrëdhënies me televizionin në mes të sezonit. Gjithçka u zgjidh të nesërmen, me zëvendësimin e Shehut me Juli Krisafin, ndërsa Jonida mori një periudhë pushimi, dhe ende nuk e kemi parë në ndonjë projekt konkret.

Asokohe, u përfol se Top Channel do të kalonte në proçes gjyqësor me Shehun, ashtu sikurse të tjerë treguan versionin e anasjelltë. Por, çfarë ka ndodhur në të vërtetë? E ftuar në ‘Thumb’, moderatorja ka treguar se nuk ka asnjë gjyq mes saj dhe televizionit. “Unë nuk jam dhe nuk do të jem kurrë në gjyq me Top Channel, dhe as Top Channel nuk është në gjyq me mua”, është shprehur Shehu.

Ajo ka treguar se në periudhën kur u largua nga ‘Pasdite në Top Channel’, ka marrë shumë telefonata nga njerëz që i njihte, të cilët i thonin vazhdimisht: ‘Si do ja bësh? Do të të hedhin në gjyq!”

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *