KreuCelebrity

Partneri në mungesë, por vjehrri dhe vjehrra të pranishëm/ Ja ‘familja e dytë’ e Elvanës!

Së fundmi, Elvana Gjata u përfol për një lidhje mes saj dhe një biznesmeni të njohur në Tiranë. Duke qenë se sipas këtyre të rejave, partneri në fjalë zotëron një hotel të famshëm në kryeqytet, u supozua se koncerti recital i këngëtares u mbajt në një prej ambienteve në të njejtën godinë. Por, i fejuari i Elvanës nuk ishte i pranishëm në mbrëmjen e 3 shkurtit.

Sipas “Panorama Plus”, një vendim i tillë është marrë për të mos vënë koncertin në plan të dytë, pasi prezenca e partnerit të Gjatës do ta fokusonte të gjithë vëmendjen tek lidhja e tyre. Nga ana tjetër, vjehrri dhe vjehrra e këngëtares kanë qenë të pranishëm në event, ndërsa po i njejti burim ka shkëputur edhe një foto të çiftit në fjalë.

Mësohet se babai i partnerit të Elvanës është gjithashtu një biznesmen i njohur në kryeqytet, ndërsa ende nuk kemi parë në ndonjë imazh këngëtaren me të fejuarin në krah. Edhe pse, pritet të ndodhë së shpejti…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF