KreuArt

“Sex and the city” me një film të tretë? Flet aktorja

“Sex and the City” është një nga filmat më të suksesshëm të kinematografisë, i ka shënuar rekorde shikueshmërie në të gjithë botën. Ndërkohë tashmë është duke u përfolur për realizimin e një filmi të tretë.

Është aktorja Sarah Jessica Parker e cila e cila ka dhënë shpresë për realizimin e filmit të tretë, ku pavarësisht mosmarrëveshjeve që kasti ka patur, 52- vjeçarja ka deklaruar se realizimi i filmit të tretë mund të ndodhë.

 

“E ndjej se e kam thënë të njëjtën gjë për aq kohë të gjatë sepse donim që ta bënim filmin, por më pas nuk u bë dhe kjo është në rregull”, është shprehur 52- vjeçarja në një intervistë për kanalin E!News.

“Më duhet ta them se nuk ka pasur bisedë substanciale që kur u përcaktua se nuk e bëmë. Por unë gjithashtu e di se sa skenarist i shkëlqyer është Michael Patrick King. Ai është shkrimtar magjik dhe unë asnjëherë nuk do të ndalem së insistuari për idenë e filmit të tretë, sepse truri i tij punon në mënyra të mrekullueshme dhe të habitshme”, përfundoi Parker.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF