Detaji i pandryshueshëm në veshjen e Luanës për 17 puntata rresht që askush s’ia kishte vënë re 0 2618

Mbrëmja e djeshme shënoi fundin e emisionit të Luana Vjollca ‘Shiko Kush Luan’. Ishin siguruar mjaft mirë që të sillnin dicka ndryshe për publikun dhe ia dolën, duke nisur që nga hyrja e Luanës, të ftuarit, por edhe përzgjedhja e lojërave.

Një vëmendje jo pak të madhe, cdo të shtunë ka zënë veshja e moderatores, e cila në të gjitha puntatat ka ardhur tek ne shumë bukur, seksi, duke alternuar fustanet e ngushta pas trupit që ia nxirrnin më tepër në pah format perfekte me pantallonat, jumpsiut. Edhe ajo vetë tha se, ndonëse shumë pak prej nesh mund ta mbante mend, ka pasur mbrëmjë që Luana i ka “mbuluar këmbët”.

Megjithatë, një sy detajist mund ta vinte re mjaft mirë se në të gjitha puntatat, pavarësisht veshjes e cila ishte e ndryshme në të gjitha puntatat, diçka nuk e ka ndryshuar kurrë: varësen floriri shumë fine, gati-gati e padukshme.

Mesa duket ia kanë dhuruar nga një njeri shumë i shtrenjtë për të ose ndoshte i sjell shumë fat…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *