Ermal Meta e Fabrizio Moro triumfojnë në “Sanremo”

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë shpallur fituesit e festivalit italian “Sanremo”. “Non mi avete fatto niente” u shpall kënga më e mirë, ndërsa këngëtarët morën atë që merituan, vendin e parë. Pas gati dy ditësh rrezik skualifikimi për përdorimin e një pjese të një kënge të disa viteve më parë, dyshja simpatike u futën sërish në garë për të shkuar më pas edhe drejtë triumfit.

Ermal Meta dhe Fabrizoi Moro jo vetëm triumfuan, por edhe u hakmorën në një farë mënyre ndaj asaj që ata e cilësuan si padrejtësi ndaj tyre. Finalja e madhe e këtij viti u zhvillua të shtunën mbrëma në Teatrin Ariston në San Remo, ndërsa mbrëmja gala u drejtua nga Claudio Baglioni, Pierfrancesco Favino  dhe Michelle Hunziker. Njëzet kandidatë konkurruan për çmimin e madh.

Pas raundit të parë të votimeve, në superfinale u kualifikuan Anna Lisa, Lo Stato Sociale, si dhe Ermal Meta e Fabrizio Moro, të cilët dolën edhe të parët, ndërsa do të përfaqësojnë Italinë në Eurosong në Lisbonë të Portugalisë. Italia u tërhoq nga Eurovisioni në vitin 1997 dhe u kthye përsëri pas 13 vitesh.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *