KreuCelebrity

Mjaftoi vetëm një fjali për Anbeta Toromanin që të përshkruajë rikthimin në Shqipëri

Ajo është një ndër emrat që na ka bërë krenarë në botë me artin e saj.

E nisi karrierën si balerin në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe më pas eksprienca e saj në emisionin “ Amici” të Maria de Filippi shërbeu si një trampolinë që e hodhi shumë lart, në skenat më të njohura jo vetëm në Itali, por edhe në botë.


Sot Anbeta Toromani është rikthyer në Shqipëri, atdheun e saj, pasi është pjesë e spektaklit më të ri që ka nisur në ekranin e TV Klan, “Virtuozët“. Teksa mbërriti në skenë, me finesën dhe elegancën që e karakterizon, Anbeta u pyet nga Inva, e cila kësaj radhe nuk vjen në rolin e sopranos, por moderatores, se si e përshkruan rikthimin e saj në Shqipëri. Pasi ishte menduar plot një ditë të tërë për të thënë diçka “të madhe“, mjaftoi vetëm një fjali…

“Vajta kalova gjithë Italinë, askund nuk gjeta si Shqipërinë“, u shpreh ajo.

E gjithë salla shpërtheu në duartrokitje për atë ç’ka ajo tha, por gjithashtu edhe për prezencën e saj në këtë spektakël e cila i ka dhënë padyshim më tepër hijeshi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF