Një dokumentar për Elvana Gjatën, këngëtarja zbulon kaq shumë gjëra për jetën e saj!

Pas një kohe të gjatë mungese në Shqipëri, këngëtarja e njohur Elvan Gjata është rikthyer më fuqishëm se kurrë. Pas koncertit në Tiranë, ku promovoi dhe albumin e saj, këngëtarja  ka realizuar edhe një dokumentarë për veten e saj, i cili u transmetua në Top Channel,  duke na rrëfyer shumë gjëra që nuk i dinim. Pikë sa pari i hodhëm një sy shëpisë së saj. Një ambient i thjeshtë, por me ngjyra të ngrohta që të falte ndjenjën e rehatisë.

Në dokumentarin e shkurtër ajo tregon se personi  më i afërt, e më të cilën mund të flasë për gjithçka është e motra. Dhe ashtu si të gjitha bijat, ushqimi i preferuar i saj është ai i gatuar nga duart e mamasë së saj. E si mund të ishte ndryshe në fakt!

Albumi më i ri i këngëtares titullohet “3”, e me siguri e keni menduar se përse ky titull dhe Elvana nuk mund të na linte me këtë kuriozitet. Ajo ka shpjeguar se ky titull është vendosur për faktin se numri 3 është numri i saj i fatit dhe ajo e konsideron atë hyjnorë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *