Zbulohet juria e spektaklit më të ri në TV Klan

Në TV Klan ka nisur mbrëmjen e sotme një format i ri televiziv, ‘Virtuozët”, dedikuar talenteve. Në qendër të tij do të jenë pikërisht fëmijët të cilët do të përballen me njëri-tjetrin në tri gjini: kanto, balet dhe instrument.

Në garë janë gjithsej 62 konkurrentë, të cilët do të vijnë të natë pas natë të ndarë në grupë të përbëra me nga 10. Në një prononcim për TV Klan, sopranoja Inva Mula, njëkohësisht dhe prezantuesja e këtij spektakli, ka garantuar surpriza: nuk do të zhgënjeheni nga niveli artistik i këtyre të vegjëlve, janë profesionistë”.


Fëmijët do të vlerësohen nga një juri profesioniste e përbërë nga sopranoja Mirjam Tola, pianisti dhe kompozitori Genc Tukiçi dhe balerina Anbeta Toromani.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *