KreuBusull

Boll më me dyshime/ Ja 7 shenjat që ju dëshmojnë se jeni në lidhjen e duhur!

Sa herë përfshihemi në një lidhje, pyesim veten nëse po bëjmë gjënë e duhur apo jo. Partneri mund të duket ideali, ndërkohë që mund të keni patur zhgënjime nga raste të ngjashme më parë. Nga ana tjetër, mjafton një fjalë nga miqtë për t’ju bërë të hidhni dyshime tek gjithçka…

Kështu, e gjejmë veten përballë pikëpyetjesh, e një zënkë e vogël na duket si shenjë që po shkoni drejt fundit. Ndërsa nuk mund të mohoni çastet e bukura që kaloni me partnerin, gjithçka kthehet në një lëmsh të plotë. Si t’ia bëni në raste të tilla?

Sipas studimeve të fundit, këto shtatë shenja në veçanti ju garantojnë se jeni në lidhjen e duhur. Kështu që, boll më me dyshime dhe provoni nëse po vazhdoni rrugëtimin që duhet apo jo…!

1. Partnerin e keni edhe shok të ngushtë.
2. Diferencat mes jush nuk përbëjnë probleme madhore.
3. Jeni tërësisht vetvetja.
4. Nuk e ndjeni se duhet të jepni prova për ndonjë gjë në veçanti.
5. Ziheni, por pa krijuar debate të kota.
6. Keni jetët tuaja edhe veçmas.
7. E përmirësoni njëri-tjetrin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF