Cupcake për Shën Valentin! 0 266

Cupcakes janë ëmbëlsira e përsosur për festën më romatike të viti. Të bëra me vanilje e të zbukuruara me delikates, me një krem të butë e të shijshëm, e në formë zemrash do të ishin ideale në darkën tuaj. E të përgatitura nga duart tuaja është e sigurtë që do t’i pëlqejnë edhe më shumë partnerit, prandaj mësoni se si t’i bëni.

Përbërësit: 80 gramë miell, 100 gramë sheqer pluhër, 400 gramë vaj misri, gjysmë luge çaji vanilje, gjysmë luge çaji me pluhër pjekje, pak kripë, një vezë, 60 ml qumësht.

Përgatitja:

Përzini mirë miellin me pluhurin për pjekje, kripën dhe vaniljen. Më pas shtoni vezët dhe pas pak qumështin dhe përgatisni brumin. Masën e përgatitur hidheni në format e pjekjes dhe  futeni në furrë për 25 minuta me 175 gradë.

Pasi të jenë pjekur hiqini kekët të ftohen dhe filloni të përgatisni kremin. Ju duhet gjalp i butë, prijeni në copa dhe futeni në rrahsen elektrike. Aty shtoni gjysmën e masës së sheqerit që ju desh për të përgatitur brumin, gjysmën e masës së vaniljes dhe qumështit. Mund t’i shtoni edhe ngjyrues nëse dëshironi.

Më pas, me ndihmën e një forme hidhni kremin mbi cupcakes. Dhe lart mundi t’i vendosni edhe ëmbëlsira në formë zemre.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *