Dita e Shën Valentinit, ku do të përqendrohet argëtimi në kryeqytet? 0 382

Me siguri i keni vënë re dekorimet në formë zemrash në bulevardin e Tiranë. Eh, është zyrtarisht muaji i dashurisë, e si i tillë meriton të festohet si duhet. Por, cila do të jetë qendra e argëtimit në kryeqytet?

Këtë herë, vëmendja do të zhvendoset tek Pazari i Ri, ku do të zhvillohet një koncert ‘live’. Kjo nuk do të jetë e gjitha, pasi është premtuar aktivitet i vazhdueshëm nga mëngjesi, deri në mbrëmje. Fifi, Gerta Mahmutaj dhe Stine do të jenë këngëtarët që do të performojnë, ndërsa Stringirls do të dhurojnë tinguj me violinë. Vin Veli, Dwarf, Eri Dee etj., do të jenë vetëm disa nga DJ pjesëmarrës në koncert.

E kjo, vjen si opsion ekstra, pasi tashmë dihet që planet për Shën Valentin i keni përfunduar…apo jo, çifte?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *