Enada At’Nikolla prezanton 8 aromat e reja të parfumeve të saj! 0 759

Sipas studimeve, një parfum tregon shumë për personalitetin e një njeriu.

Kjo gjë mund të vërtetohet më së miri në ‘takimin e parë’ me një person. Ashtu sikurse ndodh shpesh në raste të tilla, të gjithë përpiqen që të tregojnë më të mirën e tyre, apo të thonë gjërat që duhen thënë dhe jo ato që mendojnë në të vërtetë…por për diçka të jeni të bindur: një parfum nuk gënjen kurrë.

Ai tregon shumë për ju, ai bën që të tjerët të kthejnë kokën pas pa thënë ju asnjë fjalë, të tërhiqni vëmendje (edhe në rastet nëse nuk dëshironi), të bëni diferencën nga të tjerët, për këtë arsye na lejoni t’ju japim një lajm të mirë: një linjë e re parfumesh, e vetmja që mban firmë shqiptare, është lancuar në treg.

Stilistja e njohur Enada At’Nikolla ka prezantuar 8 parfume të reja, dedikuar femrave, meshkujve, por edhe unisex, me aroma, ngjyra dhe emra të ndryshëm.  Të gjithë mund ta gjejnë vete në këtë linjë të re parfumesh…sepse kujtimet mbahen gjallë me aromat.

Linjen e plotë me emrat dhe kuptimin e tyre, përbërësit e secilës aromë dhe shumë detaje për këtë risi të ateliesë prestigjoze, krijuesja Enada At’Nikolla i ka tregruar në intervistën e parë eksklizive për këtë risi, në revistën BORDO, edicioni i rradhës të së cilës do të jetë në duart e lexuesve për Shën Valentin!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *