I destinuar për sukses! Mësuesja e parë e Ermal Metës tregon momente nga fëmijëria e tij 0 187

Pasi fitoi “Sanremon”, Ermal Meta kështë bërë personazhi më i komentuar jo vetëm në Itali, por edhe në vendin tonë. E s’ka si të ishte ndryshe me gjithë krenarinë që ai na bëri të jetonim. E ndonëse nuk ka qenë aspak e lehtë për të, Ermali ja doli të emigronte e të triumfonte në shtetin fqinjë.

E me sa duket ai ishte i destinuar të kapte suksesin. Në një intervistë të marrë nga emisioni “Rudina” i Rudina Magjistarit, mësuesja e tij, Margerita Feka tregon se ai ishte një fëmijë i shkathët dhe se talenti i tij ishte mjaft i qartë që kur ishte fëmijë.

“Unë e ndoqa “Sanremon” dhe u lumturova shumë kur Ermali fitoi. Ishte një djalë i rregullt, i shkathët. Shumë i përpiktët. I mbante gjithmonë në rregull të gjitha mjetet e punës që duheshin në shkollë. Në orën e mësimit qëndronte përballë dhe të dëgjonte me vëmendje. Ishte dhe pak i lëvizshëm por gjithë këtë meritë e ka jo vetëm nga aftësitë e tij.”, tregon ajo.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *