Ju mendoni se është për të mirën e tyre, por jo. 5 gjërat që prindërit s’duhet të bëjnë për fëmijën 0 304

Ndonjëherë prindërit i ndihmojnë shumë fëmijët e tyre, madje më tepër seç duhet. Për këtë arsye ne kemi vendosur që të sjellim disa nga sjelljet që një prind s’duhet të bëjë për fëmijën e tyre dhe në fund ato do t’ju falenderojnë.

Të flisni në emrin e tyre

E gjitha fillon në momentin që të tjerët ju pyesin se si e ka emrin fëmija dhe duke qenë se ai ende nuk di të flasë ju përgjigjeni: quhet Jason. Është mirë që ky zakon të përfundojë sapo fëmija mëson të flasë. Kjo gjë ndodh edhe në dyqan, në lokal ku prindërit përgjigjen për preferencat e fëmijëve. Çfarë bëni ju në këtë rast: “kontribuoni” që ai të mos dijë të marrë vendime vetë.

Të bëheni shoqja e tyre

Shumë prindër përpiqen të bëhen miq me fëmijët e tyre sepse nuk duan që ato t’u mbajnë të fshehta. Ne e kuptojmë me lehtësi qëllimin e mirë të prindërve, por le të përpiqemi ta shohim pak më thellë. Çfarë është një shok? Një person që mund të flisni me të në kushte të barabarta, pra i tregon atij çdo gjë. Por prindërit kanë në jetë një rol tjetër: të kujdesen dhe t’u dhurojnë atyre dashuri.

I ndihmoni më tepër se ç’duhet

Fëmijët 2 apo 3 vjeç mund t’i veshin vetë rrobat, të rregullojnë lodrat e tyre. Më tepër se kjo, në këtë moshë fëmijët duan ta bëjnë vetë këtë gjë. Por ju çfarë bëni? I vishni ato deri sa të martohen me argumentin se ai nuk mund ta bëjë, është i vogël dhe çfarë ndodh më pas? Kur ata rriten ankohen se fëmija i tyre është i rrëmujshëm, nuk i ndihmon…prandaj duhet të lejojmë fëmijën që të ushqehet vetë, të vishet vetë.

Sukseset e tyre i pasqyroni si sukseset tuaja

Kemi parë shumë foto në Instagram të nënave të cilat shkruajnë: ne mësuam të ecim, ne mësuam të hamë. Natyrisht, duhet t’i mbështesni shumë fëmijët tuaj, por lërini që sukeset e fëmijës suaj të jenë sukseset e tyre dhe tuajat. Kush është “ne”? Më pas e njëjta gjë ndodh kur fëmija futet të në kopsht, shkollë, universitet…dhe fëmijët e urrejnë këtë gjë, të folurit në numrin e shumës.

Ndërhyni në jetën e tyre personale

Kjo gjë ndodh më tepër me prindërit që kanë fëmijët e tyre në moshën e adoleshencës. Fëmijët kanë miqtë e tyre dhe mund të dalin fshehurazi, mund të njohin ndonjë djalë. Pyetja: kush është ai djalë e mërzit shumë fëmijën tuaj dhe ajo si për inat nuk do t’ju tregojë asgjë. Lëri fëmijëve hapësirën e tyre dhe do e shihni që ato do të vijnë vetë t’ju tregojnë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *