Një ndër personazhet më të dashur shqiptarë, i ftuari i parë në “Dua të të bëj të lumtur”! 0 1002

Një ndër emisionet që çelin sezonin e ri në Top Channel është edhe “Dua të të bëj të lumtur”, format që rikthen Arbana Osmanin në ekran. Moderatorja ka ngacmuar vazhdimisht me foto e klipe të shkurtër, për të na dhënë lajmin se nisja e emisionit daton më 17 shkurt. Janë premtuar shumë emocione e surpriza, ndërsa sot Arbana ka zbuluar të ftuarin e parë.



Nëpërmjet postimit të ftesës karakteristike në ngjyrë ari, shihet e shkruar: “Faleminderit që na nderuat me praninë tuaj në program. Përqafime, Arbana”. Lart mund të dallohet fare qartë emri i Robert Ndrenikës, që nga ana tjetër ka qenë personazhi më aktiv ditët e fundit, lidhur me shqetësimin e ngritur për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. “E privilegjuar ta nisim këtë sezon me një të ftuar të jashtëzakonshëm si Robert Ndrenika”, ka shtuar poshtë Arbana, ndërsa ka ftuar ndjekësit e saj të bëhen pjesë e teleshikuesve më 17 shkurt në orën 20.50, në ekranin e Top Channel.

Mesa duket, surprizat kanë nisur së bashku me rrugëtimin e “Dua të të bëj të lumtur”. Mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë më tej…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *