Përse martesat e vona janë më të lumtura se ato të ‘nxituara’? 0 222

Gjithkush është në kërkim të dashurisë. Për fat të keq, disa marrëdhënie përfundojnë. Kjo ndodh sepse presioni i steriotipeve sociale mund të bëhet më i fortë se dëshirat reale. Njërëzit ende nxitojnë të martohen jo për të krijuar një familje, por për shkak të atyre se çfarë do të thonë të tjerës, apo frikës për të qenë i vetëm.

Bright Side na fton të bëjmë një vlerësim objektin nëse jeni gati për të ndërtuar në arrëdhënie të fortë dhe atë se çfarë do të thotë një dashuri e vërtetë.

Dashuria ndihmon me vetë-zhvillim

Një person i pjekur nuk ndalon kurrë të punojë për veten, dhe dashuria vetëm i jep forcë. Ata nuk kanë frikë të ndryshojnë pikëpamjen e tyre dhe janë të gatshëm të pranojnë disavantazhet që kanë. Ato janë të kuptueshëm dhe të vëmendshëm. 2 njerëz të dashuruar gjithmonë përpiqen të jenë më të mirë për një marrëdhënie të begatë.

Nëse një partner dëshiron që ju ta pranoni atë ashtu siç ai është dhe ju thotë që “ai kështu është” ti thjesht duhet ta pranosh, atëherë herët ose vonë marrëdhënia juaj do të marrë fund.

Para së gjithash, dashuri do të thotë të japësh

Të qenurit një person i pavarur, nuk do të thotë që të mos frymëzohesh nga partneri për diçka apo ta ndjesh veten më të mirë se ai. Për çdo arritje nuk është e nevojshme që t’i mburresh partnerit, por të ndash me të suksesin. Ky duhet të jetë një parim që duhet të mbizotërojë në një marrëdhënie në çift, të japësh pafund sepse e ndien dhe jo për të marrë të njëjtën gjë mbrapsht.

Një nga aspektet kryesore të dashurisë është vullneti

Ato fjalë të famshme nga zotimet e martesës thonë që gjithmonë duhet të jemi pranë njëri-tjetrit: në sëmundje dhe në shëndet, në të mirë dhe në të keq, me pasuri ose jo. Këto fjalë nënkuptojnë se njerëzit që duan të fillojnë një familje e kuptojnë se dashuria nuk është ndenja, por është një zotim për ta ndihmuar partnerin kur ka nevojë, fizike, mendërore, shpirtërore. Komponentët e një marrëdhënieje të pjekur janë qëllime të përbashkëta, një dëshirë e sinqertë për të qenë së bashku, dhe përqendrimi i vëmendjes dhe energjisë në një dhe të njëjtin person – edhe nëse ka tundime dhe hezitime. Nëse pas çdo zënke ju paketoni çantat dhe mbani mend ish tuaj, duhet ta keni parasysh se kjo marrëdhënie nuk do zgjasë edhe për shumë kohë.

Dashuria është punë

Duhet të tregheni të durueshëm me veset e partnerit, të jeni të vëmendshëm…Mund të duket diçka e mërzitshme, e lodhshme dhe kërkojnë shumë punë, por kijini parasysh ky është themeli i një marrëdhënieje themeli i një marrëdhënieje të shëndetshme.

Dashuria është përgjegjësi

Përgjegjësia është një veçori që dallon një të rritur nga një fëmijë. Është e mrekullueshme kur ke dikë që të mbështetesh, apo jo? Dhe a ju ngjall ai person siguri? Nëse po, atëherë është momenti i duhur që të nisni diçka më serioze. Kjo është arsyeja pse nëse partneri juaj thotë, “Nuk ka dallim. Nuk ndryshon asgjë! “mund të jetë një shenjë se ata nuk janë gati për një marrëdhënie afatgjatë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *