KreuCelebrity

Prej tetë vitesh i dashuruar, ja kush ja ka marrë zemrën Ermal Metës.

Ermal Meta u shpall fitues i festivalit “Sanremo”, me një bashkëpunim me Fabrizio Moro, dhe vetëm ne e dimë se sa krenar jemi ndjerë në ato momente. Kudo nëpër rrjetet sociale kishte statuse vlerësimi për të. E me sa duket, veç fansave të shumtë në Shqipëri e Itali të cilët u gëzuan për këtë fitore, një tjetër person është ndjerë akoma edhe më krenare. E kjo është e dashura e këngëtarit.

Ajo quhet Silvia Notargiacomo dhe është prezantuese në një emision radio-fonik. Me një dedikim në facebook ajo i ka treguar Ermalit të gjithë krenarinë dhe lumturinë që ka ndjerë për triumfin e tij. “Ja lumturia, janë të gjithë ato gjërat e vogla që ke mbledhur, përkëdhelur, dashuruar dhe që i ke sjellë deri këtu… dhe unë jam e lumtur me ty”, ka shkrar Silvia. Ata kanë plot tetë vite të dashuruar dhe tashmë edhe bashkëjetojnë.

Me “Non mi avete fatto niente”, Ermali Meta dhe Fabrizio Moro do të përfaqësojnë Italinë në Eurovizion 2018, i cili do të zhvillohet në Lisbonë. Fitorja e tyre erdhi pas një rreziku për t’u skualifikuar, pasi në një pjesë të këngës së tyre ndodhet një pjesë teksti e nëj kënge më të vjetër dhe për këtë ata u akuzuan për plagjiaturë. Por çdo u sqarua dhe ata morën triumfin e merituar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF