Dashuria nuk ishte zhdukur, ribashkohet pas një viti çifti ynë i preferuar 0 514

Duket se dashuria e tyre ka qenë më e fortë se inati.

Pas Justin Bieber, edhe Katy Parry dhe Orlando Bloom janë rikthyer në krahët e njëri- tjetrin. Një burim i sigurt për The Sun, është shprehur se çifti ka qenë në të njëjtin resort në Maldive duke “festuar” rikthimin e tyre.

Po sipas të njëjtin burim, duket se kësaj here çifti do të përpiqet që të mbajë lidhjen e tyre jashtë vëmendjes së mediave.

“Ata janë kthyer tek njëri-tjetri. Kësaj here duan që lidhjen e tyre ta mbajnë jashtë vëmendjes së mediave dhe ndoshta s’do i shohim shpesh bashkë, por është e sigurt se janë bashkë. Ato nuk mundën që të harronin njëri-tjetrin.”- është shprehur burimi për The Sun.

Pavarësisht ndarjes në muajin mars të vitit të kaluar, aktori i Hollivudit, 41 vjeç dhe princesha e popit, 33 vjeç kanë ruajtur komunikimin, pëlqenin fotot e njëri-tjetrit në Instagram, madje janë parë shpesh bashkë.

Ato u fotografuan duke kërcyer në koncertin e Ed Sheeran…ndoshta me këngët e Ed Sheeran e kuptuan që dashuria e tyre nuk ishte zhdukur.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *