Epo kishte ardhur koha! Kylie bën të lumtur fansat e saj me veprimin e fundit 0 292

Fansat e Kylie Jenner me siguri janë duke marrë frymë të lehtësuar pasi kanë parë rikthimin e Mbretëreshës së tyre në Instagram. Pikërisht një javë pasi Stormi, e vogla e Kylie, bëri debutimin e saj të parë në Instagram, nëpërmjet llogarisë të së ëmës, Kylie nuk ndau një, por dy foto të saj.

Daljen e saj të parë pas lindjes ajo e bëri fundjavën që kaluam, ku u shfaq me një palë pantallona të shkurtra, e në fakt nuk dukej aspak se ka mbajtur në barkun e saj një bebe për nëntë muaj. Ajo dukej më në formë se kurrë dhe kishte sërish format e saj të mëparshme.

Pas lajmit mbi shtazëninë e saj, ndonëse Kylie nuk e konfirmoi kurrë deri sa vogëlushja erdhi në jetë, në rrjetet sociale nuk gjendej asnjë gjurmë nga bukuroshja. Kjo gjë i shqetësoi dhe i inatsoi pa fund fansat e saj, por ato e falën në fund kur kuptuan se Kylie kishte dashur vetëm të shijonte në paqe pritjen e ëmbël.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *