Fitoi Sanremon, e dashura dedikim Ermal Metës 0 227

Këngëtari shqiptar Ermal Meta, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave pas fitimit të festivalit të këngës italiane, Sanremo, gjë e cila e bën atë të jetë përfaqësuesi i Italisë në Eurovizion i  cili do të zhvillohet në Portugali.

Suksesi i tij ka gëzuar edhe partneren e tij, Silvia Notargiacomo, e cila ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta uruar këngëtarin.

“Këtu është lumturia: Janë të gjitha ato gjerat e vogla, të cilat i ke mirëpritur, ledhatuar, e që i ke dashur dhe të kanë sjelli këtu… ndërsa unë jam e lumtur me ty”, ka shkruar Silvia, e cila e ka shoqëruar postimin e saj edhe me foto të Metës.

Silvia është drejtuese e një emisioni në radio. Meta dhe Silvia mundohen që lidhjen e tyre ta mbajnë largë vëmendjes së medias por këtë herë bukuroshja ka vendosur që ta uroj publikisht të dashurin e saj, pasi suksesi i arritur nga ai është shumë i madh.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *