Gjumë me kokë të lagur? Ja dëmet që do të duhet të përballni! 0 701

Që kur kemi qenë fëmijë, kemi dëgjuar se të kalosh pragun e shtëpisë me kokën e lagur duhet shmangur me çdo kusht, pasi rrezikojmë ftohjen. I njejti arsyetim vlente edhe për fjetjen në të njejtat kushte, e tashmë jemi mësuar me të dy rregullat. Por, si qendron e vërteta?

Të flesh me kokën e lagur nuk ju rrezikon nga ftohja. Madje, nuk ka asnjë lidhje me një rrezik të tillë. E vetmja pjesë e trupit që do të dëmtohen janë flokët, e këto janë dëme të pashmangshme. Kemi folur shumë herë për ndërrimin e këllëfëve të jastëkut nga pambuk, në mëndafsh, për shkëlqimin dhe butësinë e flokëve.

Tani, imagjinoni flokët e lagur të ngatërruar fort përgjatë natës. Gjithçka e kësaj natyre çon në këlutje dhe dëmtim të sturkturës së fijes, e në këtë pikë nuk ka më kthim mbrapa. Gjithmonë këshillohet të mos krihen flokët pa u tharë, pasi rreziku i këputjes dhe rënjes dyfishohet. Nëse nuk i rezistoni dot gjumit pas dushit, të paktën thajini mirë me peshqir, për të ulur me disa përqind rrisqe të kësaj natyre.

Duhet ta merrni parasysh se një neglizhim i tillë do të sjellë shumë dëme, vetëm brenda pak orësh. Kështu që, rrëmbeni tharëset!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *