Në 49 vjetorin e saj, Jeniffer Aniston ftoi vetëm një nga aktorët e serialit ‘Friends’ 0 1721

Të gjithë që kanë ndjekur serialin ‘Friends’ në përfundim të saj i bënin një pyetje vetes: a janë me të vërtetë miq edhe përtej roleve?

Kjo pyetje i ka shoqëruar edhe të 6 aktorët kryesorë, Ross, Joey, Chandler, Monica, Rachel, Phoebe, të cilët në çdo intervistë shpreheshin se marrëdhënia e mirë e tyre është reflektuar më së miri edhe gjatë aktrimit. 10 vite në serial shërbyen për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndoshë.

Por kjo miqësi e mirë, pati një krisje në martesën e dytë të Jennifer Aniston, e cila nuk ftoi asnjërin prej tyre në dasmë. Shoqëria e tyre nuk vijoi të ishte më njësoj. Dy ditë më parë, aktorja ka festuar 49 vjetori. Ajo ka organizuar një festë në shtëpinë e saj dhe nga fotot e publikuara mund të shohim që ishte e ftuar vetëm Courteney Cox, ose siç ne e njohim Monica.

Sa keq kur i sheh që ata nuk janë më bashkë, si më parë…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *