KreuKuzhine

Rizoto me salçiçe e lakër të kuqe

E kemi gatuar orizin në shumë mënyra, por vështirë se e keni provuar shijen e tij kur gatuhet me bizele, lakër të kuqe dhe salçiçe. Ne po ju japim recetën dhe ju sugjerojmë ta provoni për një vakt me shije ndryshe në tavolinën tuaj.

Përbërsit: 320 gramë oriz, 140 gramë salçiçe të freskëta, 140 gramë bizele, 180 gramë lakër e kuqe, një gysmë qepe, dy bustina shafran, lëng perimesh.

Përgatitja:

Në një tigan marrim salciçet e freskëta dhe i skuqim. Më pas i heqim mënjanë dhe në të njëjtin tigan skuqim qepën, më pas shtojmë bizelet dhe më pas i shtojmë pak lëng perimesh dhe i lemë të ziejnë për pak minuta. Pas kësaj shtojmë lakrën të prerë hollë në shirita dhe e shuajmë me verë të bardhë.

Pastaj shtojmë orizin, kripë dhe lëng supe. Pasi orizi të jetë zier i shtojmë shafranin e tretur në ujë dhe në fund salçicet dhe piper. Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe djathë të grirë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF