KreuBusull

Pse Shën Valentini është dita e të dashuruarve?

14 shkurti është dita më romantike e vitit, kudo që shkojmë shohim vetëm zemra, lule, çokollata, mesazhe dashurie dhe gjeste të bukura mes çifteve.

Deri tani e dimë që Shën Valentini është festa e të dashururarve, por përse? A e keni menduar ndonjëherë se cila është origjina e kësaj feste dhe kush ishte Valentino?

Për historinë e vërtetë të kësaj feste ka shumë konfuzion sepse me kalimin e kohës legjendat ndryshojnë e mbivendosen, megjithatë teza më e besueshme ka origjinë fetare dhe promotor i kësaj feste është Papa Gelasius. Në Romë, nga data 13 deri më 15 shkurt festohej festa Luperco, mbrojtës i bagëtisë e bujqësisë dhe ky zakon i romanëve mbeti po kaq popullorë edhe gjatë krishtërimit.

Kisha u përpoq me çdo mënyrë për ta zhdukur atë, por nuk ja doli, e më pas, në vitin 469 vendosi ta bëne atë fetë të krishterë. Papa Gelasius zgjodhi më pas martirin Valentino nga Terni si shenjt për këtë ditë dhe datë vendosi 14 shkurtin. Kështu shkurti u zgjodh si muaji i zgjimit, pranverës e dashurisë. Por në atë kohë nuk përmendej Shën Valentini si dita e dashurisë. Evolucioni duket të ketë filluar në Francë e në Angli, ku filloi zakoni i i shkëmbimit të mesazheve të dashurisë, praktikuar që nga Mesjeta dhe njerëzit më pas filluan të flisnin për të.

Letrat e shkruara nga të dashuruarit u quajtën “valentine” dhe ishin aq të suksesshme saqë ngjallën interesat e industrive që përfituan për të prodhuar letra në shkallë të gjerë. Fitimet tejkaluan pritjet dhe kjo përbënte një impuls të vlefshëm për të marketuar ditën e Shën Valentinit. Pra, fillimisht 14 shkurti ishte dita e letrave “valentine”, e më pas bizneset e çuan më tejë idenë duke sjellë dhurata të tjera për çiftet e dashuruar, të tilla si kuti çokollatash për shembull, dhe më pas festa hyri në listën e  atyre më popullore që njohim sot, shumë larg origjinës së saj.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF