
E shtuna sjell edhe nisjen e programit të ri në Top Channel, ‘Dua të të bëj të lumtur’. Prej disa kohësh kemi parë profilin e Arbana Osmanit në rrjetet sociale, mbushur me foto e imazhe të emisionit, ndërsa pak ditë më parë na zbuloi të ftuarin e parë. Ishte pikërisht Robert Ndrenika ai që na intrigoi edhe më tepër për këtë rrugëtim të ri.
Nga ana tjetër, spoti i emisionit tashmë po transmetohet në kanalin përkatës, e moderatorja nuk ka pritur edhe më gjatë për ta publikuar në Instagram. Përpos të madhit Ndrenika, një emër po aq i dashur për publikun do të jetë pjesë e premierës së këtij formati. Bëhet fjalë për Rikard Larjan, aktorin dhe regjisorin që emocionoi gjatë me anë të kinematlgrafisë. Personazheve do t’ju bashkangjitet edhe prezenca e Lorik Canës, dhe kaq ka mjaftuar për të tërhequr vëmendje.
View this post on InstagramShihemi te shtunen❤️ @topchannelalbania @duatetebejtelumtur_topchannel
A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on
Gjithçka nis të shtunën, në ekranin e Top Channel, në orën 20.50…
Ndaje me te tjeret:
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Google+ (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Pinterest-it (Hapet në një dritare të re)