KreuFashion

Rikthehet trendi më ‘i shëmtuar’ i kapëse të viteve ‘90, mamatë tona të gjithë e kanë pasur një të tillë

Nëse do të ktheheshim pas në kohë dhe do t’ju pyesnim se si do e përshkruanit modelin e flokëve të nënës suaj rreth viteve ’90, jemi të bindur do ishte pikërisht kështu: bishti i gjatë i rrotulluar disa herë në formën e një topuzi për së gjati dhe jo me llastik flokësh, por me një kapëse të madhe si sfurk apo krëhër.

Epo nëse pak kohë më parë me këtë model flokësh do të konsideroheshe si demode, sot aspak,  pasi Alexander Wang e ka rikthyer sërish në modë. Në New York Fashion Week, ai prezanotoi koleksionin e ri, pjesë e së cilit ishin edhe këto kapëse, një rikthim në vitet 1990.

Ja që moda rikthehet pas shumë viteve, prandaj jo më kot nuk duhet hedhur asnjë rrobë nga gardëroba jonë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF