Sara me dedikim të veçantë për 20-vjetorin e Top Albania Radio, personazh qendror: London! 0 596

Ndonëse Top Channel, në pak vite mbush dy dekada që nga hapja e tij si televizion, Top Albania Radio e gëzon këtë vit 20-vjetorin e krijimit. Si një projekt i nisur nga Dritan Hoxha, e që vazhdon të funksionojë ende edhe sot, stafi ka filluar me dedikimet përkatëse. Por, disa fjalë i ka thënë edhe Sara Hoxha.

Këtë herë, Sara ka vendosur të krijojë një lidhje mes asaj çka ka nisur dy dekada më parë dhe vazhdimësisë të po së njejtës radio. E për këtë ka mjaftuar vetëm një personazh: London. Fotografuar në një nga ambientet e Top Albania Radio, imazhit të London i janë bashkangjitur edhe disa fjalë. “Kur ishim fëmijë, Lori dhe unë shihnim babain teksa ndiqte ëndrrën e tij në Top Albania Radio. Njëzetë vite më vonë, Londoni bën të njejtën gjë”, ka shkruar trashëgimtarja e Top Channel, duke i bërë kështu një dedikim të veçantë këtij përvjetori.

Mesa duket, planet për vazhdimësinë e funksionimit të radios mbeten afatgjata, ndërsa Sara nuk mund ta shprehte ndryshe emocionin e kësaj ditëlindje.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *