KreuCelebrity

Bebe Rexha mburret me Shqipërinë, ja se çfarë thotë ajo këtë herë!

Nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e saj, madje mund të themi se ka qenë më pranë vendlindjes se vajzat e tjera vendase, që kanë korrur suksese të mëdha jashtë kufijve. Kujtojmë se verën që lamë pas, Bebe Rexha kaloi një pjesë të pushimeve verore në bregdetin shqiptar, së bashku me familjen e saj. Këtë herë, Bebe e ka shprehur në një tjetër mënyrë krenarinë për origjinën, e këtu nuk ka përfshirë vetëm veten.

Ajo ka publikuar dhjetëshen e parë të renditjes së këngëtarëve në ‘The Hot 100’ të Billboard. Kënga ‘Meant To Be’, bashkëpunim që Rexha e ka sjellë së bashku me Florida Georgia Line, mban vendin e nëntë, e nëse hedh sytë edhe më lartë, sheh një tjetër emër po ka të suksesshëm. Bëhet fjalë për Dua Lipën, e cila kryeson në vendin e gjashtë me ‘Neë Rules’. Bebe nuk e ka lënë në hije një detaj të tillë, duke dedkiuar disa fjalë bashkangjitur postimit: “Zoti vazhdon të më bekojë dhe jam shumë mirënjohëse. Një britmë të madhe gëzimi për të gjitha vajzat në top dhjetëshe. Oh, dhe dy vajza shqiptare në po të njejtën listë.”

Këngëtarja nuk është mjaftuar me kaq, duke vendosur prapa shkrimit edhe ikonën e flamurit kuq e zi. Mesa duket, Bebe dhe Dua jo vetëm që nuk kanë konkurrencë me njëra-tjetrën, por gëzojnë edhe sukseset e përbashkëta, duke e lidhur natyrisht, edhe me origjinën. Kjo është vërtetë krenari për këngëtaret!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF