Do të prishet apo jo Teatri Kombëtar? Kumbaro sqaron planet e ministrisë përballë artistëve! 0 449

Është tema më e diskutuar e ditëve të fundit, ndërsa artistët çdo ditë e më shumë po ngrejnë shqetësimin lidhur jo vetëm me projekt-ligjin për kinemanë, por edhe për ‘fatin’ e godinës së Teatrit Kombëtar. Madje, kjo e fundit është shndërruar në një çështje madhore, me akuza se me pishjen e ndërtesës, po planifikohet ngritja e një kulle në po të njejtin truall, ku dy katet e para do të shfrytëzohen për salla teatri. Pas shumë fjalëve dhe kundërpërgjigjeve, mbrëmë në Top Show, Mirela Kumbaro është përballur me disa artistë, për të shpjeguar edhe më tej planet e ministrisë.

Të ftuarit nga fusha e artit ishin Arben Derhemi, Altin Basha, Gëzim Kame, Genc Fuga dhe Robert Budina. Edhe pse dëshira për të folur nga të dyja palët (ministre – artistë) ishte e parreshtur, më së shumti u sqarua çështja e godinës së teatrit. Ministrja mohoi planet për ngritjen e një kulle në po të njejtin vend, duke shpjeguar se në bazë të diskutimeve me ekspertët përkatës, ishte dalë në konkluzionin se ndërtesa aktuale ishte shumë e vjetër, saqë nuk ia vlente asnjë llj investimi për rikonstruksion. Kështu, fondet në dispozicion të teatrit lidhur me rregullimin e tij, do të shkojnë për ndërtimin e një godine të re vetëm për sallat teatrore.

Për sa i përket projektit Turbina, Kumbaro u shpreh se me përfundimin e sallave, trupa teatrore do të ketë mundësi (në bazë të zgjedhjeve të regjisorit dhe natyrës së shfaqjes) të punojë në dy salla ekstra, deri në momentin kur të ketë diçka konkrete lidhur me prishjen e godinës aktuale dhe nisjen e ndërtimit të një ambienti të ri. Për sa i përket afateve, Kumbaroi theksoi se ende nuk kishte data për të shpallur, por theksoi se në momentin e parë që do të kishte një të dhënë zyrtare lidhur me këtë çështje, do ta bënte të ditur për publikun, e veçanërsiht për artistët. Për bisedime të mëtejshme, ministrja bëri ftesë që grupi artistik të paraqitej pranë Ministrisë së Kulturës, ndërsa këta të fundit nuk pranuan, duke e kushtëzuar Kumbaron për të shkuar vetë ajo në sallën e Teatrit Kombëtar, për një takim të mëtejshëm. Kjo situatë u la e hapur, ndërsa mendohet se u sqarua deri diku ‘fati’ i godinës së teatrit…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *