E dini se cili do të jetë këngëtari në dasmën e Meghan dhe Harry-it? 0 528

Kur kanë mbetur edhe pak javë nga dasma e princ Harry-it dhe Meghan Makle, detajet nga ceremonia madhështore janë zbuluar pak e nga pak.

Ne shqiptarët kemi një thënie: dasmën ta bën orkestra. Sigurisht nuk pretendojmë që të ketë një orkestër të mirëfilltë, por le të themi këngëtari në rastin konkret.

E dini cili do të këndojë në dasmën e çiftit mbretëror? Ed Sheeran. Shumë romanike apo jo?

Nuk është e konfirmuar zyrtarisht, pasi nuk dihet ende agjenda e Ed Sheeran, por ai ka pranuar të këndojë për çiftin  nëse do të jetë i lirë më 19 maj. Një tjetër mundësi mund të jetë këngëtari Elton John, i cili ka anuluar gjithçka për të qenë i pranishëm në dasmën e Meghan dhe Harry-it.

Tashme na ka mbetur pa zbuluar vetëm fustani i nuses…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *