Ermali nuk pret dhuratë nga Ami sot, por nga dikush tjetër 0 652

Ermali duket se nuk di t’i bëjë gjërat në mënyrë tjetër veçse ndryshe nga e zakonshmja . Nëse keni pritur që ai sot të presë dhuratë nga bashkëshortja e tij,  Ami e keni gabim. Ne nuk e dimë ende nëse Ami e ka surpirzuar atë me ndonjë dhuratë apo jo, por duket se Ermali dhuratën për sot e pret nga dikush tjetër.

Sikurse e ka bërë zakon të komentojë në fotot e të tjerëve, në një foto të publikuar nga Blerim Destani  ai nuk ka ndenjur pa shkruar diçka komike. Dhe Ermali e kërkon pikërisht nga aktori dhuratën e tij, ndërsa shkruan: Gëzuar Blerim! Çfarë dhurate do më bësh sot?

Nga ana tjetër, Ami me sa duket ndikuar edhe nga hormonet e shtatzënisë, është bërë shuam nostalgjike ditën e sotme. Ajo ka uruar duke  postuar këngën e Elvana Gjatës “Më fal”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *