Këto janë filmat që duhet të shihni për të shmangur totalisht festën e Shën Valentinit! 0 361

Është dita e të dashuruarve, e janë pikërisht këta të fundit që presin me padurim për të festuar. Por, jo të gjithë e presin 14 shkurtin me dikë përkrah. Të mos qenurit në një lidhje nuk është gjithmonë diçka e keqe, edhe pse ditë si kjo e sotmja priren të të mbysin me monotoni.

Kështu, përpiqemi t’i shpëtojmë rutinës së mërzitjes, duke gjetur ndonjë aktivitet të mundshëm. Nuk dëshirojmë të shpenzojmë shumë kohë jashtë, pasi dekorimet me zemra e ngjyra të kuqe mjaftojnë për të na kthyer mbrapsht në shtëpi. Me pak fjalë, kjo e fundit mbetet e vetmja mundësi për të kaluar ca orë produktive.

Në raste të tilla, janë gjithmonë filmata ato që na vijnë në ndihmë. Por, edhe këtu ka një përzgjedhje në veçanti. Nëse dëshironi të harroni gjithçka mbi dashurinë ideale, të portretizuar plot ujë e sheqer në komeditë romantike, atëherë ktheni sytë nga prodhimet që i ngjasojnë më shumë realitetit. Mes metaforash ose situatash të drejtpërdrejta, mund të gjeni fare mirë veten apo përjetime të kaluara, që do t’ju bëjnë të mendoni se ndoshta të qenurit vetëm për Shën Valentin, ka qenë zgjedhja më me mend që keni bërë!

Eternal Sunshine of The Spotless Mind

Her

Celeste and Jesse Forever

Moulin Rouge

Gone Girl

Blue Valentine

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *