KreuFashion

Maska e duhur për një lëkurë të butë dhe më të shkëlqyeshme!

Jeni në kërkim të një maske për fytyrën, e cila nuk kërkon shumë kohë për t’u përgatitur, por ajo çfarë është më e rëndësishmja nuk kërkon të shpenzoni shumë para?

Atëherë ne po jua sjellim. Ajo çfarë ju nevojitet është një kokërr vezë dhe pak mjaltë. Në një tas të vogël ose pjatë bashkoni këto dy përbërës dersa të krijohet një masë homogjene.

Vendoseni masën e krijuar në formën e një masazhi dhe lëreni për 15-30 minuta. Më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Këtë maskë aplikojeni dy herë në muaj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF