KreuStil Jetese

Mjaft u lodhët! Ja karakteristikat e një tradhtari të mundshëm sipas shkencës!

Pyetja që bëjmë më shpesh kur sapo lind një dashuri është: sa do të zgjasë? Tani është shkenca ajo e cila na jep një dorë për të kuptuar nëse një marrëdhënie e sapolindur ka forcën për t’i rezistuar kohës dhe tundimit, apo nëse kemi krijuar ndjenja për një njeri që ka karakteristikat e një tradhtari të mundshëm? Pra, tashmë është e mundur të kuptojmë pabesinë e dikujt falë disa shenjave paralajmëruese.

Një studim i Universitetit të Floridë, ka analizuar rastet e 233 çifteve të sapo martuara, duke i ndjekur ato për tre vjet e gjysmë në kërkim të karakteristikave psikologjike që mund të shërbejnë për të shmangur pabesinë. Në fakt, tradhtia është në fakt një nga shkaqet më të shpeshta të prishjes së një marrëdhënieje. Në këtë mënyrë shkencëtarët kanë gjetur një identitet të vërtetë të personit jo besnik.

Hulumtimi na solli disa surpriza. E pra prej të cilave është fakti se ata persona të cilët tradhtojnë nuk e bëjnë sepse janë të pakënaqur nga marrëdhënia e tyre nga pikëpamja seksuale. Një person jo besnik ka më shumë gjasa të jetë dikush i cili është i kënaqur nga marrëdhënia seksuale me partneren për këtë ai ka një qëndrim pozitiv ndaj seksit në përgjithësi dhe nga kjo i lind dëshira për ta kërkuar atë edhe diku tjetër pavarësisht marrëdhënies që ka.

Një tjetër fakt i rëndësishëm i zbuluar është se gratë më pak tërheqëse ka më shuam shanse të tradhtojnë, ndërsa sa i përket meshkujve është e kundërta. Gjithashtu, më të prirur për të tradhtuar ishin ata persona të cilët i japin më pak peshë pamjes së jashtme të një personi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF