KreuCelebrity

Modelja shqiptare rrëfen historinë e dashurisë me aktorin indian te ‘Sarasvatiçandra’

Përveç serialeve turke, edhe ato indiane janë shumë të pëlqyera nga të gjithë shqiptarët.

Kjo për shkak të kulturës, gjuhës, veshjeve, shumë të ndryshme nga ne. Një arsye për të pëlqyer këto seriale janë sigurisht edhe aktorët: brun, të gjatë, zeshkan…shumë simpatikë.  Mund t’ju duket paksa e vështirë për t’u besuar, por një nga aktorët tanë të preferuar në serialin turk ‘Sarasvatiçandra’, Ashish Kapoor, i njohur si Kabiri është dhëndër në Shqipëri.

Po, po. Modelja e njohur Ilda Kroni, e cila jeton në Indi, është në një lidhje prej disa kohësh me aktorin indian dhe sot në ditën e Shën Valentinit, në një lidhje me Skype te ‘Rudina’ na kanë zbuluar historinë e tyre të dashurisë.

“Ne jemi njohur në një event, rastësisht. Unë nuk e njihja Ashishin, pasi nuk shoh telenovela. Ishim të ftuar të dy në event dhe Ashish filloi të më gjuajë dhe të hidhte kunja. Aty filluam të flasim, më pas në Instagram dhe pastaj filluam të takoheshim pak nga pak”, tha Ilda.

Nga ana tjetër, aktori rrëfeu se buzëqeshja e Ildës ia rrëmbeu menjëherë zemrën.

“Gjëja e parë që më tërhoqi tek Ilda ka qenë buzëqeshja. Përmes buzëqeshjes, mund të shohësh shpirtin e saj dhe mund të them se është shpirt i bukur. Por nëse më parë shihja buzëqeshjen, sytë, etj., tashmë gjërat kanë ndryshuar, e njoh më mirë dhe shikoj se si i trajton njerëzit me dashuri”, tregoi ai.

Aktori kishte mësuar edhe disa fjalë shqip, si: faleminderit, mirëdita apo mirupafshim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF