Një histori e bukur dashurie, ja si janë njohur Eno dhe Atena 0 884

E shohim çdo ditë në ekran, por dimë shumë pak për jetën e tij private. Jo sepse ai e ka mbajtur të fshehtë, por sepse nuk e ka pasur kurrë për qëllim ta bërtasi  të jetë në vëmendjen e të gjithëve. E kemi fjalën për moderatorin shumë të njohur e shumë të dashur, Eno Popi, i cili prej shtat vitesh tashmë është në një lidhje me Atenën, marrëdhënia e të cilëve do të bekohet së shpejti edhe me një fëmijë. Në një intervistë për revistën Class moderatori ka treguar për njohjen e tij me të dashurën e zemrës dhe një gjë është e sigurt, se ajo nuk ka qenë edhe aq e zakonshme.

“Bashkë me Atenën u bë plot shtatë vite që qëndrojmë krahë njëri-tjetrit. Shoqja jonë Elona Duro më fliste vazhdimisht për kolegen e saj artiste, me sy kreativ dhe që i mbaronte punët për të cilat e lavdëronte vazhdimisht. Pastaj u desh të dilnim me një grup miqsh, e të afroheshim me njëri-tjetrin. Me Atenën është dashuri e ndërtuar çdo vit e më shumë. Nuk është romancë me shikimin e parë, e jona. Zoti na ka bekuar dhe jeta na merr një rrjedhë tjetër nga vera e ardhshme. Jemi të lumtur për këtë, të frikësuar po aq. Por, mezi po e presim”, tregon Eno.

Ndonëse nuk ka qenë një dashuri me shikim të parë,  Eno thotë se ata kanë ditur të ndërtonin një marrëdhënie të fortë nga dita në ditë: “Më shumë se romantike ka qenë e zhurmshme. Ka qenë një mbrëmje në club mes miqsh, si ndodh gjithnjë kur del për muzikë të mirë dhe alkool. Ndodh një shikim më shumë, një batutë më tepër, një shans për t’u takuar prapë më vonë. Dhe ka qenë tamam kështu. U takuam e ritakuam  aq sa takimet bisedat dhe qëndrimi u bë krejt i zakonshme dhe ditë pas dite kërkonim njëri-tjetrin. Për gjërat romantike menduam më vonë, ku edhe arratisjet nga Tirana drejt vendeve që na pëlqenin të dyve nga Parisi tek Barcelona, Firence a Praga, Berlini apo Lisbona, New Yorku, Los Angeles apo San Francisco aty ky gjenim momentet tona romantike kohë pas kohe”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *