KreuCelebrity

Personazhet shqiptarë, nga zbulimet e dashurisë së parë, deri në urrejtjen për Shën Valentinin!

Ditën e të dashuruarve e përjetojnë po kaq shumë edhe personazhet shqiptarë. Disa me partnerë në krah, të tjerë ende ‘single’, Instagrami tashmë është mbushur me dedikime për 14 shkurtin. Nëse mendonis se vajzat më në zë të momentit nuk kanë pritur më gjatë për të publikuar disa nga dhuratat, atëherë gaboni.

Gjithësecili nga personazhet ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i dedikuar sado pak vëmendje kësaj dite, e jo më kot. Të gjithë janë në atmosferën e festës, e një ditë si kjo nuk mund të anashkalohej lehtë. Ja se si e pritën 14 shkurtin disa nga emrat me të njohur shqiptarë.

Lori Hoxha zbulon dashurinë e parë!

Eh, siç e ka cituar dhe ajo vetë: ‘Dashuria e parë nuk harrohet’…dhe të gjithë presim ndonjë emër mashkulli apo imazh të tij, por ja që një dedikim kaq romantik shkon në fakt për Top Albania Radio. Ashtu sikurse Sara bëri një status plot emocion për përvjetorin e radios në rrjetet sociale, Lori ia ka lënë vendin 14 shkurtit për të përcjellë ndjenjat e saj lidhur me një ndër projektet e para të ngritura nga Dritan Hoxha.

Për Arminën, një dhuratë drejt e në shtrat…

Ndoshta do të shohim detaje të tjera më vonë, por orët e para të nisjes së ditës e gjetën Arminën në shtrat…jo vetëm, por me një kuti dhe zarf pranë saj. “Gëzuar Shën Valentinin nga krevati im”, ka shkruar Mevlani, duke mos e fshehur dot entuziazmin për kutinë, që nuk dihet se çfarë ka brenda. Gjerdan? Çokollata? Çfarëdo që të jetë, është dhuratë dhe kaq mjafton!

Një baladë për Amin

Ndoshta, po prisnim diçka më entuziaste, por duket se Ami është zgjuar me këngën ‘Më Fal’ nga Elvana Gjata. E si për të mos mjaftuar kjo, Toska e ka publikuar një pjesë të videos së performancës së Elvanës në Instagram, ndërsa poshtë ka shkruar: “Gëzuar me këtë këngën sot! E preferuara ime”. Shkrimit i ka bashkangjitur edhe një ikonë të qare, duke na dhënë një ide të artë se Ami bëhet shumë melankolike në ditë si kjo e sotmja. Ose ndoshta, është ende në delirin e shijimit të krijimeve të reja të Gjatës…

Një klasike për Afërdita Dreshaj

Ajo morri një ndër propozimet më romantike për martesë, ashtu sikurse pranoi se po shijon në maksimum fejesën e saj krah partnerit. Duke qenë se të dy shfaqen gjithmonë shumë pranë njëri-tjetrit, nuk mund të ndodhte ndryshe përveçse Afërdita ta gëzonte këtë ditë me buqeta të vogla me trëndafila të kuq. Një dhuratë ndoshta klasike, por kuptimplotë në një ditë si kjo. E nga ana tjetër, kjo është vetëm pak e asaj që Dreshaj ka zbuluar për ndjekësit. Nuk duam ta imagjinojmë çfarë surprizash mund ta presin gjatë ditës!

Jon Gjebrea

Merlini dhe Joni gëzuan fejesën pak javë më parë, e për këtë pamë dhe lexuam jo pak. Duke qenë se janë një ndër çiftet më të rinj në sferën e të njohurve, nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendje dedikimi i Jonit ndaj partneres së tij. “Shën Valentini im i përditshëm”, ka shkruar Gjebrea poshtë një fotoje të çiftit, me detin në sfond. Duket se kaq ka mjaftuar për të shprehur të gjithë dashurinë e nevojshme ndaj Merlinit. E siç e ka theksuar dhe ai, çiftit nuk i mjafton një ditë në vit për romanca të kësaj natyre.

Një Kastro i ngrysur për 14 shkurt

Ai përflitet për historitë e dashurisë. Disa të vërteta, të tjera thjesht thashetheme, Kastro shkakton jo pak të qeshura kur flet për konceptet e tij mbi martesën e romancën në tërësi. I lumtur krahë dy fëmijëve, Kastro e ka uruar ndryshe këtë Shën Valentin. Një foto me kapuç në kokë, i ngrysur në fytyrë, ka mjaftuar si imazh për mbishrimin “Gëzuar!” Siç edhe duket, nuk e ka fort me qejf 14 shkurtin Zizo…

Anxhelinës i mjafton një shikim kur….

I keni parasysh ‘meme’-t për Shën Valentinin? Po flasim pikërisht për ato, që në qendër të vëmendjes kanë vajzat që 14 shkurti i gjen vetëm, e këto të fundit jo vetëm që nuk e vuajnë këtë, por duket se të marrin inat vetëm kur i përmend datën. Edhe pse nuk dihet nëse Anxhelina është ‘single’ apo jo, foto më e fundit e saj tregon shumë lidhur me qendrimin ndaj sitës të së dashuruarve. “Si ndihem unë për Shën Valentin”, ka shkruar ajo, poshtë një fotoje ku shihet duke dhuruar një shikim të shtrembër. Epo, nuk është dita e preferuar e vitit kjo për Hadergjonaj!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF