Rita po vjen, Rita po vjen! Këngëtarja na zbuloi dhuratën që ka përgatitur për Kosovën 0 86

Ardhja e Rita Orës në Kosovë më 17 shkurt shkaktoi shumë zhurmë në media, pasi në fillim u fol se këngëtarja nuk kishte kërkuar asgjë në këmbim, e ndërsa pak ditë më vonë mediat shkruan se qeveria kishte mbyllur bisedimet me të për shkak se nuk kishte mundur të siguronte 300 mijë euro për ardhjen e saj.

Por më pas çdo gjë u sqarua: Rita Ora do të jetë në shesh më 17 shkurt, do të perfomojë falas, madje ka përgatitur edhe një dhuratë për të gjithë shqiptarët. Nëpërmjet një postimi në Instagram, ylli i ‘Hot right now’ na ka zbuluar bluzen e dizenjuar posaçërisht për atë ditë në të cilën shkruhet: Kosova. Bashkangjitur fotos ajo ka shkruar edhe një shënim të shkurtër në gjuhën shqipe.

“Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që do të jem me ju në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. Kjo është një bluzë të cilën e kam dizejnuar për këtë rast dhe shpresoj të mbetet një kujtim i mirë për të gjithë ne. Ju dua, Rita” – shkruan këngëtarja në postimin e fundit në Instagramin e saj.

Të duaaam Rita Ora…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *