E bëri sërish! Ja rregulli i rradhës që theu Meghan 0 275

Meghan ka kohë që ka vendosur t’i bëjë gjërat sipas mendjes së saj, pavarsisht rregullave mbretërore. Dhe skelja e radhës sapo erdhi! Ndërsa ishte së bashku me Harryn në një tur mbretërorë në Skoci, ata vizituan një kafene për ndërveprimin social në vend dhe, Meghan në vend që t’i jepte dorën punonjëses të kafenes, i dhuroi asaj një përqafim të ngrohtë.

“Jashtë dyqanit unë shkova që t’i jepja asaj dorën, por ajo më përqafoi dhe unë u ndjeva shumë në siklet. Herry dhe Meghan ishin njerëz të mrekullueshëm”, ka thënë ajo. Por, sipas protokollit mbrertërorë, çdokush që takon Mbretëreshën dhe çdo anëtar të familjes, për mirësjellje duhet t’i shtrëngojnë vetëm dorën.

Por duket se Meghan e ka marrë këtë zakon nga bashkëshorti i saj i ardhshëm, pasi Harry është kapur shumë herë duke e thyer këtë rregull si përshembull kur përqafoi një grua 97-vjeçare në Sydney të Australisë. Ose kur i përgëzoi lojtarët e basketbollit në mbarimin e ndeshjes, ndërsa në një tjetër rast ai jo vetëm që e përqafoi, por edhe e puthi Michelle Obama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *