KreuCelebrity

E kishim harruar të gjithë, por vajza e Tom Cruise dhe Nicole Kidman është rritur dhe është bërë biznesmene

Ndonëse kanë qenë një ndër çiftet më të famshëm të Hollywood-it , ne dimë shumë pak për fëmijët e tyre, e kjo edhe për faktin se aktorët flasin shumë rrallë për ta. Çifti kanë katër fëmijë, Suri, Sunday, Faith dhe Isabella Connor të cilën e birësuan përpara lindjes së tre fëmijët e tjerë.

E me sa duket më e madhja prej tyre, Isabella tashmë 25-vjeçe ka filluar që të dalë e të tregojë arritjet e saj. Pas fushës së modelngut, ajo duket se ka vendosur të eksplorojë edhe atë të biznesit.

25-vjeçarja ka promovuar një linjë bluzash grafike të quajtur BKC ose gjatë Bella Kidman Cruise. Dizenjot e Isabellës janë të vizatuara me dorë dhe në faqen zyrtare të linjës theksohet se ato janë të frymëzuara nga “miqtë, moda dhe muzika”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF