Fakti që të jesh nënë nuk do të thotë që format tuaja trupore të mos duken mirë dhe një shembull për këtë është aktorja Blake Lively, e cila pas shtatzanisë është rikthyer në një superformë.
Bukuroshja 30 vjeçare ka marrë pjesë në sfilatën e Michael Kros në New York në New York Fashion Week, ku është shfaqur në formë shumë të mirë e ka mahnitur fotografët gjatë ecjes së saj në tapetin e kuq.
Livley është nëna e dy fëmijëve dhe është shprëhur se pas sjelljes në jetë të fëmijës së fundit, ajo ka humbur plot 30 kilogramë nga pesha e shtatzanisë.
E veshur me një pallto të kuqe lëkure, e cila lejonte të dukeshin në prefeksion linjat e saj trupore, bukuroshja është bërë objektivi kryesor i mbrëmjes për fotografët.