KreuCelebrity

Marrëdhëniet e Saimir Kodrës me Top Channel janë: Gjykatë dhe “dashuri”?!

Programi i tij “Radio Mania”, ka qenë një nga më të rëndësishmit në fillesat e Top Albania Radios, me një audiencë tejet të madhe, ku dëgjuesit fanatik mezi e prisnin të premten për ta ndjekur dhe bërë pjesë e tij përmes telefonatave. Saimir Kodra, sot bashkëautor dhe drejtues i emisionit STOP, që shfaqet në rivalin më të madh të Top Channel, në televizionin Klan, nuk i ka mbyllur ende hespet me ekranin e parë. Kodra u largua nga Top Channel duke lënë në mes programin, që drejtonte prej mbi një dekade “Fix Fare” për të vijuar programin “Ca thu”, në ekranin Agon.

Aventurë që përfundoi shpejt, por që sërish rezultoi me sukses. Sot ai shfaqet në TV Klan, duke konkurruar në mënyrë të drejtpërdrejtë ish-programin e tij. Në një intervistë të para pak muajve në televizionin Ora News, Kodra deklaroi se marrëdhënien me Top Channel “Nuk e kam mbyllur. Është në Gjykatën e Lartë dhe më kërkuan 12 milionë lekë. Më thanë që nuk duhet të realizoja një emisioin tjetër të këtij lloj formati”.

Nisur nga kjo deklaratë dhe kjo situatë raportesh mes Top Medias dhe Saimir Kodrës sigurisht që u befasuam, teksa e pamë këtë të fundit dje në mbrëmje në festën e 20-vjetorit të krijimit të Top Albania Radio. Në festën, ku ishin ftuar shumë personazhe të njohur nuk munguan gjithë zërat dhe ata që e bënë të famshme TAR. E sigurisht Kodra është jo vetëm një nga bashkëthemeluesit e saj, por edhe një nga ata që vuri një gur të rëndësishëm themeli në rritjen e kësaj radio. Rikthimi mes kolegëve të dikurshëm, e sidomos mes njerëzve me të cilët i bashkon salla e gjyqit nuk është fort e lehtë… megjithatë Saimir është përballur me shumë dashuri me këtë realitet! A nuk duket i tillë edhe në këtë foto me ish-kolegët e tij?!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF