Shën Valentini i Tunës? Një mesazh super-provokues! 0 814

Ata u përfolën se u ndanë, dhe heshtja e tyre lidhur me një çështje të tillë shtoi dyshimet akoma dhe më shumë. Nuk kaloi shumë dhe Tuna publikoi foto krah Patrisit, duke shuar kështu çdo thashethemnajë të mëtejshme. Ndërsa dita e djeshme duket se e ka gjetur çiftin më pasionant se kurrë.

Një postim i Tunës në InstaStory provokoi jo pak, pasi aty shkruhej: “Ai më tha, ‘Të jesh e zhveshur kur të vij në shtëpi'” Edhe pse një imazh i marrë nga diku, duket se një mesazh i përngjashëm ka qenë dhe ai i Patrisit për festën e Shën Valentinit. E duke marrë parasysh natyrën seksi të Tunës, ai i mbrëmshmi ngjason me 14 shkurtin perfekt.

Aktualisht këngëtarja është duke u marrë me një projekt të ri, ndërsa Tiani vazhdon të mbizotërojë në profilin në rrjetet sociale të çiftit. Me pak fjalë, gjithçka po shkon më së miri mes Tunës dhe Patrisit…!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *