Si ishte veshur familja Hoxha në festën e Radios? 0 1507

20 vite më parë më 14 shkurt lindi radioja më e madhe në vend, Top Albania Radio, e cila erdhi shumë ndryshe tek publiku. Në një periudhë, kur vendi ishte në një krizë politike, por edhe mediatike, TAR në drejtimin e Dritan Hoxhës, transmetonte vetëm muzikë, sipas preferencave të audiencës.

Në festën e organizuar me rastin e 20-vjetorin të krijimit të Top Albania Radio u bënë bashkë punonjës dhe ish- punonjës, emra të rëndësishëm që kontribuuan në themelimit dhe ngritjen e TAR.

Ndonëse Tani i Topit mungonte fizikisht, për të parë një nga sukseset e tij, ai përfaqësohet nga femrat e familjes Hoxha, Vjollca, Lori dhe Sara. Një vëmendje jo pak të madhe, tërhoqi pamja e tyre, të cilat rastësisht ose jo kishin zgjedhur të vinin të veshura vetëm me të zeza.

Fotografi i Revistës BORDO na sjell disa foto ekskluzive nga brendësia e eventit, për të parë më shumë se ç’ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *