KreuFashion

Të lash flokët me sa më pak shampo! Ky është trendi i ri

Të lashë flokët me pak shampo është një trend në rritje kohët e fundit, majde edhe në mesin e të famshmëve. Dhe jo, sipas ekspertëve është vetëm në të mirë të flokëve. Mënyra më e mirë për t’u futur në rutinën e bukurisë së vitit 2018? Lani flokët me pak shampo! Është fenomen që në SHBA po përhapet gjerësisht, ndërsa e quajnë “Low Poo”.

Pse e bëjnë këtë? Për të shpëtuar flokët sigurisht. Shumica e shampove tradicionale përmbajnë sulfate, substanca që bëjnë shkumë. E kjo i dehidraton flokët, i bën ato më të ashpër dhe mund të të irritojnë edhe lëkurën e kokës. Këtë gjë e dinë shumë mirë edhe të famshmit ku, Adele, Eva Longoria, Jennifer Aniston, Jessica Simpson etj., nuk e përdorin shampon, e kjo jo për kapriço të tyre.

Ccarë duhet të bëni? Përdorni sa më pak shampo dhe lajeni kokën vetëm një herë me të. Ose mund të zgjidhni edhe një shampo e cila nuk përmabnë shumë sulfate, kjo do ta bënte atë më pak të dëmshme për flokët tuaj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF